Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike në Prizren, 56 shtëpi mbesin pa rrymë - Gazeta Express
string(82) "ererat-e-fuqishme-rrezojne-shtyllat-elektrike-ne-prizren-56-shtepi-mbesin-pa-rryme"

Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike në Prizren, 56 shtëpi mbesin pa rrymë

Gazeta Express

03/07/2020 23:34

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren.

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët.

Lexo Edhe:

Për të lënduar nuk është raportuar.

Njëri nga banorët ka treguar se 56 shtëpi të lagjes Ortakoll kanë ngelur pa rrymë.

”Shtyllat të gjitha kanë qenë të lakuara, askush nuk vjen për të pa në çfarë gjendje ishin këto shtylla”, ka thënë ai për Klan Kosova.

”Këto shtylla elektrike janë tash e 20 vjet, që kur ne vet banorët e lagjes i kemi ble dhe vendos vet”.

”Askush nuk vie për t’na vizituar për problemet, policia ishte edhe KEDS, e ndalën rrymën edhe shkuan”, ka thënë ai.

Prizren: Erërat e forta rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë – Klan Kosova