Erdogani kërkon që Evropa t’i bashkohet Turqisë në misionin e Libisë - Gazeta Express
string(67) "erdogani-kerkon-qe-evropa-ti-bashkohet-turqise-ne-misionin-e-libise"

Erdogani kërkon që Evropa t’i bashkohet Turqisë në misionin e Libisë

Gazeta Express

18/01/2020 10:51

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka bërë thirrje shteteve evropiane që ta përkrahin misionin ushtarak turk në Libi për ta mbrojtur qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, nëse dëshiron t’i japë konfliktit të armatosur në vendin afrikan.

Erdogani i bëri këto komente përmes një shkrimi të publikuar në faqen “Politico”, vetëm një ditë para samitit që do të mbahet në Berlin pikërisht me qëllim të stabilizimit të Libisë.

Lexo Edhe:

Në këtë samit, Gjermania dhe Kombet e Bashkuara do të kërkojnë nga palët e konfliktit që të arrijnë marrëveshje armëpushimi dhe të themelojnë një mekanizëm monitorues si hapa të parë drejt paqes, thanë disa diplomatë.

Turqia e përkrah qeverinë e kryeministrit Fayez al-Serraj, me bazë në Tripoli, ndërsa gjeneralin Khalifa Haftar, e cilëson si person që po tenton të bëjë puç.

“Duke pasur parasysh që Evropa është më pak e interesuar që të ofrojë përkrahje ushtarake në Libi, zgjedhja e qartë është bashkëpunimi me Turqinë, e cila tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”, shkroi Erdogan.

Ai shtoi: “Do t’i trajnojmë forcat libiane të sigurisë dhe do t’i ndihmojmë ato që t’i luftojnë terrorizmin, trafikimin e njerëzve dhe kërcënimet e tjera serioze ndaj sigurisë ndërkombëtare”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.