Erdogan: Turqia do ndihmojë në ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd


Gazeta Express
8 Tetor 2019 21:56

“Unë besoj se (autostrada) do të kontribuojë në përmirësime dhe zhvillime shumë të rëndësishme midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Erdoğan pas samitit trilateral Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi në Beograd.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se autostrada Sarajevë-Beograd do të ketë ndikim në zhvillime “shumë të rëndësishme” midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë besoj se (autostrada) do të kontribuojë në përmirësime dhe zhvillime shumë të rëndësishme midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Erdoğan pas samitit trilateral Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi në Beograd.

Erdoğan tha se autostrada do të hapë rrugën e produktivitetit për banorët në rajon. Presidenti i Turqisë deklaroi se samiti trilateral ishte “i frytshëm” dhe njoftoi se samiti i ardhshëm do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovins, Milorad Dodik, nga ana e tij, tha se në takimin trilateral është diskutuar autostrada që lidh Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinës, tubacioni “Rrjedha Turke” dhe nevoja për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Dodik tha se ka mundësi që të formohet një Këshill i Ministrave midis tre vendeve. Anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviç, tha se Turqia është një faktor stabilizues në rajon, duke shtuar se çështje të shumta midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duhet të adresohen në mënyrë bilaterale.

Anëtari kroat dhe kreu aktual i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zeljko Komsiç, tha se idetë e reja, të tilla si infrastruktura hekurudhore, po ashtu u diskutuan në takim.

Sonte më vonë, presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës Sarajevë-Beograd.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart