Erdogan, telefonatë të përbashkët me Macronin dhe Merkelin - mësohen detajet e bisedës - Gazeta Express
string(83) "erdogan-telefonate-te-perbashket-me-macronin-dhe-merkelin-mesohen-detajet-e-bisedes"

Erdogan, telefonatë të përbashkët me Macronin dhe Merkelin – mësohen detajet e bisedës

Gazeta Express

21/02/2020 20:24

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në bisedën e përbashkët telefonike, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulme të tilla, të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ndalohet agresiviteti i forcave të regjimit sirian dhe aleatëve të tij dhe t’u ofrohet mbështetje e fuqishme në parandalimin e krizës humanitare.

Erdogan shtoi se nevojitet bashkëpunim, në mënyrë që në Libi të vendoset paqja, stabiliteti dhe mirëqenia.