Koronavirusi, Rama sulmon median e opozitën: Injorantë e parazitë që duan kaos - Gazeta Express
string(76) "koronavirusi-rama-sulmon-median-e-opoziten-injorante-e-parazite-qe-duan-kaos"

Gazeta Express

25/02/2020 12:08

Koronavirusi, Rama sulmon median e opozitën: Injorantë e parazitë që duan kaos

Gazeta Express

25/02/2020 12:08

Kryeministri Rama ka folur në lidhje me koronavirusin, duke sulmuar ashpër dhe rëndë median dhe opozitën e vendit.

Përmes tre postimeve rradhazi në rrjetin social twitter, kryeministri i ‘përvishet’ me epitete e fyerje medias, që sipas tij lulëzon në ‘injorancë, ligësi dhe maskarallëk çnjerëzor’. Të tjera fyerje dhe sulme kryeministri i adreson dhe politikës, duke e cilësuar opozitën si të përbërë nga njerëz të ligë që duan kaos, dëshpërim e rrëmujë mes qytetarëve.

Lexo Edhe:

Por në lidhje me punën e qeverisë, Rama shkruan se që në momentet e para të shfaqjes së koronavirusit, Shqipëria dhe qeveria e drejtuar prej tij, ka bashkëpunuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe se gjithçka është bërë sipas një plani.

STATUSI I RAMËS:

Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!