Fero e shan Arbenitën në koment pasi ajo bëri ankesën për të - Gazeta Express
string(60) "fero-e-shan-arbeniten-ne-koment-pasi-ajo-beri-ankesen-per-te"

Fero e shan Arbenitën në koment pasi ajo bëri ankesën për të

Gazeta Express

25/02/2020 12:01

Çifti më i përfolur i showbiz-it shqiptar, Fero dhe Arbenita Ismajli, po kalojnë ditët më të lumtura krah njëri-tjetrit dhe ndihen më të dashuruar se kurrë.

Ata s’kanë ngurruar të ndajnë edhe disa momente romantike me fansat e tyre, të cilët presin me kuriozitet të madh çdo postim të çiftit në rrjete sociale.

Lexo Edhe:

Së fundmi, modelja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet shumëëë seksi me të brendshne dhe kjo nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e Feros.

Nga 14183 fotot që më bëri i dashuri im, kjo ishte më e mira”, shkruan Arbenita duke lënë të kuptohet se foton ja ka shkrepur reperi.

Në foto, Fero i ka lënë një koment që mund ta merrni si të dëshironi ju: “Fuck ju”, shkruan ai.

Ndërkohë Arbenita i ka kthyer sërish një përgjigje duke i thënë se pavarësisht kësaj, ajo e do.

“Çfarëëë? Ti duhet të mësosh, gjithsesi të dua”, shkruan modelja.

Fero dhe Arbenita janë bashkë pas gjithë thashethemeve që qarkulluan për ndarjen e tyre.