Erdhi radha për Lionel Messin, 5 të nominuarit tjerë për “Topin e Artë”


Gazeta Express
21 Tetor 2019 22:15

Janë zbardhur edhe 5 emra tjerë nga “France Football” për “Topin e Artë”. Lista me 30 kandidatë do të kompletohet pas pak. Messi, Mahrez, De Bruyne, Koulibaly dhe Griezmann janë të nominuarit e radhës.

Revista prestigjioze franceze “France Football” është afër të kompletojë listën me 30 kandidatët e mundshëm për “Topin e Artë” për vitin 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojnë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë, shkruan Gazeta Express.

“France Football” deri më tani 25 emra që do të luftojnë për Topin e Artë.

Të nominuarit e radhës janë” Lionel Messi, Riyad Mahrez, Kevin de Bruyne, Kalidou Koulibaly dhe Antoine Griezmann.

Deri më tani janë nominuar edhe: Sadio Mane (Liverpool), Sergio Aguero (Manchester City), Frenkie De Jong (Barcelona), Hugo Lloris (Tottenham), Dusan Tadic (Ajax), Trent Alexander Arnold (Liverpool), Donny Van De Beek (Ajax), Pierre Emerick-Aubameyang (Arsenal), Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mathijas De Ligt (Juventus), Alisson Becker (Liverpool), Gorgio Wijnaldum (Liverpool), Karim Benzema (Real Madrid), Virgil Van Dijk (Liverpool), Roberto Firmino (Liverpool), Bernardo Silva (Manchester City), Heung-Min Son (Tottenham) dhe Robert Lewandowski (Bayern Munich).

“Topi i Artë” do t’i ndahet njërit prej 30 finalistëve më 2 dhjetor në Paris, por nuk do të jetë i vetmi çmim që do ta jepet natën e asaj të hëne. Kjo pasi “Topi i Artë” do t’i ndahet edhe futbollistes më të mirë.

Një juri prej 180 finalistëve në gjithë botën do të votojnë sipas këtyre kritereve: paraqitjeve individuale dhe ekipore, klasit të lojtarit (talenti dhe ndershmëria në lojë) dhe aftësia për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve gjatë gjithë kohës.

Sipas këtyre kritereve, Lionel Messi është favorit për ta fituar “Topin e Artë”, i cili do të ishte i gjashtë dhe rekord në karrierën e tij.

Nëse ndodh kështu, atëherë superylli argjentinas i Barcelonës do ta kalojë rivalin e përbetuar, Cristiano Ronaldon, me të cilin e ndan rekordin me nga pesë “Topa të Artë” të fituar secili deri tani. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart