Erdhi nga listat e LSI, deputetja e re vihet në siklet: Nuk e di kur është krijuar partia


Gazeta Express
15 Maj 2019 22:36

Elda Hoti është njëra ndër deputetet e opozitës së re, e cila pranoi të marrë mandatin si kandidate e listës së LSI-së në qarkun e Lezhës.

E ftuar në emisionin Opinion, Hoti është shprehur se puna e saj e parë është pikërisht ajo e të qenit deputete.

E reja është vënë në siklet disi, kur gazetarja Anila Basha e ka pyetur se kur është krijuar LSI.

Biseda:

Gazetarja: E dini kur është krijuar LSI?

Hoti: Jo të them të drejtën nuk e di.

Gazetarja: E dini sa e keni rrogën si deputete

Hoti: Po e di.

Gazetarja: A keni patur kërcënime?

Hoti: Jo. Me zonjën Kryemadhi kam patur një komunikim miqësor. Unë nuk i kam marrë LSI-së gjë, i kam dhënë vota.

Gazetari: Jeni pro protestave?

Hoti: Po jam pro protestave. Kam qenë në protesta…

Gazetari: Tek këto protesta?

Hoti: Jo tek këto jo. Jam kundër dhunës. Nëse ne jemi vërtet në krizë duhet të ngrihemi ne shqiptarët dhe jo të na thërrasin forcat politike.

Gazetarja: Keni bërë divorc me LSI-sën?

Hoti: Jo unë nuk kam bërë divorc nga LSI./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart