Era Istrefi këndon edhe në shqip, kërkon të martohet në këngën më të re bashkëpunim me Yellow Claw dhe Offset


Gazeta Express
20 Shtator 2019 12:50

Era këndon edhe në shqip në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Është publikuar me videoklip bashkëpunimi i Era Istrefit me artistët holandezë, Yellow Claw dhe reperin amerikan Offset, “Let’s get married”.

Era Istrefi është ftuar nga Yellow Claw, bashkë me reperin e grupit Migos, Offset, për të punuar bashkë në një këngë.

Kjo është paralajmëruar para disa ditëve ndërsa tani kënga është gati, shkruan Gazeta Express.

Kënga flet për martesë ndërsa në videoklip shfaqet një çift të cilëve sikur edhe i është dedikuar kënga.

Pjesën më të madhe të këngës e këndon Era, e madje në një moment ajo dëgjohet duke thënë edhe në shqip fjalët: “Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo”.

Yellow Claw janë një dyshe producentësh nga Holanda, ndërsa Offset, i cili njihet edhe si bashkëshorti i Cardi B, është reper i treshes së famshme amerikane, Migos./Gazeta Express/

Yellow Claw – Let’s Get Married (feat. Offset & Era Istrefi) [Official Music Video]

Te fundit


Kthehu lart