EPP kërkon urgjentisht fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 19:11

Projekt-rezoluta urgjente e parashtruar nga partia kroate në pushtet HDZ në Kongresin e sivjetmë të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Zagreb u bënë thirrje Këshillit dhe vendeve anëtare të angazhohen për sjellje të vendimit pozitiv sa është e mundur më shpejtë për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Rezoluta, siç transmeton “European Western Balkans“, kërkon të njihen përpjekjet pozitive nga procesi i zgjerimit, si dhe të shqyrtohet mos sjellja vendimit për rajonin.

“Moszbatimi i politikës së zgjerimit mund të sjellë deri në rritjen e jostabilitetit në fqinjësinë e afërt të BE-së dhe të lihet hapësirë për aktorët e huaj, aktivitetet e të cilëve ndoshta nuk janë në pajtim me vlerat dhe interesat e BE-së, të realizojnë bashkëpunim më të afërt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thuhet në dokument.

Intensifikimi i imigracionit nga rajoni gjithashtu potencohet si pasojë e mundshme e një vendimi të tillë. Për më tepër, thuhet se mossuksesi i BE-së për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut shkaktoi zgjedhje të parakohshme në vend, duke rezultuar me rënie të besueshmërisë së atyre që pranuan kompromise.

“Është e nevojshme të bëhen të gjitha përpjekjet për organizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte, demokratike dhe të besueshme më 12 prill të vitit 2020”, thuhet në projekt rezolutën.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në maj të vitit 2020 shihet si mundësi e vetme të vlerësohet, ripërtërihet dhe freskohet procesi i zgjerimit.

Në Kongresin e PPE-së pritet që sot të miratohen një rezolutë dhe një rezolutë urgjente.

Te fundit


Kthehu lart