Epistula e javës / Truffaut për Robert Lachenay-n, shtator 1945 - Gazeta Express
string(60) "epistula-e-javes-truffaut-per-robert-lachenay-n-shtator-1945"

Arte

Gazeta Express

03/02/2023 17:25

Epistula e javës / Truffaut për Robert Lachenay-n, shtator 1945

Arte

Gazeta Express

03/02/2023 17:25

François Roland Truffaut (1932 – 1984) regjisor, skenarist, aktor dhe kritik kinematografik francez.

Bashkë me Jean-Luc Godard, Claude Chabrol, Éric Rohmer dhe Jacques Rivette i dha jetë një rryme të re kinematografike të quajtur nouvelle vague, “vala e re”, që frymëzohej nga neorealizmi italian dhe që pastaj do të ndikojë te shumë regjisorë amerikanë.

Lexo Edhe:

Filmi i tij ‘Efekti natë’ fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj më 1974.

Për Robert Lachenay

Binic, 1945

I dashuri im Robert,

Isha shumë i gëzuar të merrja dy pakot tuaja. Balzac-u ka arritur i padëmtuar. Mos më dërgo magazina të tjera, mbasi do të më duhet t’i paguaj 80 F për tarifën postare të t’i kthej të gjitha. Shkova në postë duarbosh. Babai im do të m’i dërgoj 200 franka prej të cilave 80 do të jenë për tarifën postare plus 60 për filmat që ia kam borxh drejtorit të shkollës, me çka bëhen 140 franka.

Gjërat po qelben, përnjëmend po qelben! Shkuam ta shohim Një mijë e një net1! Është më i mirë se Hajni i Bagdadit2, por asgjë për të thënë në lidhje me këtë. Thjesht leximi i magazinave të tua kinematografike më bën të dëshiroj të jem në Paris meqë atje duket të ketë filma të mirë sa të duash. Edward Robinson-i është në modë për momentin ,mbasi është duke luajtur në tre filma të rinj3. Shpresoj që letra ime të mos të të gjejë duke e dëshiruar ende si në vitin e kaluar. A duhet të t’i nis magazinat në Le Tréport apo në Paris? Përpiqu të jesh i kujdesshëm kur lahesh me thonj (këtë e shkroi një shok i dhomës)

Më duhet të shkoj se periudha shkollore ka mbaruar,

Me shumë dashuri

Francois, shoku yt i ngushtë

P.S.:

Në letrën tënde të ardhshme fol për odisejadën time nokturnale dhe nëntokësore në metro – shkakun, veprimin, pasojën, trego saktësisht  se si ndodhi që unë fjeta në metro kur ishim në Ducornet4. Sepse shoku i dhomës nuk po më beson.

Shënime:

I – Nga Alfred E. Green.

2 – By Michael Powell, Ludwig Berger and Tim Whelan (1940).

3 – Tre filmat ku e Edward G. Robinson janë The Amazing Doctor Clitterhouse (Anatole Litvak), Manpower (Raoul Walsh) dhe The Sea Wolf (Michael Curtiz).

Aludim në letërkëmbimin voluminoz të Madame de Sévigné, që nën shkruhej si Marquise de Sévigné.

Për Robert Lachenay

Paris 18 shtator 1945

I dashur Robert,

Oh! Oh po! Kulla e Ajfelit është ende aty. Duhet ta lexosh me shumë vëmendje këtë letër. Veçanërisht pjesën e nënvizuar. Jam bërë parisien qe pesë ditë tashmë. Shëtitja ime e parë ishte për ‘Fayard-in1’ tim…

Dyqani në rue des Martyr përballë Médrano-s ka me tona sish, do të shkoj aty nesër. Në rue Mansard sot pasdite i bleva 36 klasikë prej të cilëve i vetmi që ti nuk e ke është Kandidi, Stello (dy vëllime)2, Lufta dhe paqja (tetë vëllime), Histotre d’un merle blanc3, Premieres Meditations poetiques4, Tartarin de Tarascon 25, dhe Fromont jeune5, pra prej tyre vetëm 18 vëllime ti nuk i ke, por ti do të mund t’i gjesh tash. Tash i kam 295 libra, më duhen edhe 90 që ta kompletoj koleksionin. Filmi im i parë dhe i vetëm… deri më tash ka qenë Félicie Nanteui6.

Dje e vizitova Kështjellën e Versajës. I kam përgatitur disa befasi dhe dhurata për ty që ta kremtojmë kthimin tënd.

Që të më mbash në dijeni për ardhjen tënde vendose një shirit të kuq dhe një të bardhë në ballkonin tënd teksa kaloj para shtëpisë tënde çdo ditë; do t’i shoh dhe do të fishkëllej. Duke qenë se është më mirë të jesh i hareshëm se sa i mërzitur, ditën e mbërritjes tënde shko te Thibaudat7, në Paris; në këtë mënyrë duke qenë se unë kaloj aty pari për çdo ditë, ai do të më tregojë nëse je kthyer, ose më mirë shkruaji atij dhe thuaja datën e kthimit, pastaj ai më tregon mua. Por sidoqoftë mos e fut ndonjë letër për mua në letrën për Thibaudat-in.

Kam bërë plane për ne të dy.

Shkruaji Thibaudat-it posa ta marrësh letrën time.

Claude Thibaudat 42, rue des Martyr, Paris 9e.

Shihemi së shpejti,

Francois

Shënime:

I – Siç ka shkruar vetë Truffaut-i: ‘Koleksioni Fayard me ilustrimet ksilografike ka një vlerë të paanë nostalgjike, duke qenë se i asociohet pjesës së parë të shekullit dhe të rriturve të sotëm ua kujton bibliotekën e prindërve, librat e bërë kapicë në tavan’ (letër e pabotuar).

2 – Alfred de Vienv.

3 – Le Merle blanc nga Alfred de Musset-it.

4 – Nga Alphonse de Lamartine.

5 – Nga Alphonse Daudet.

6 – Nga Marc Allegret (1942).

7 – Shok klase, më vonë Claude Vega, impresionist varieteje.

/Marrë nga Francois Truffaut ‘Letters’, faber & faber, 1989

/Përkthimi: Gazeta Express