Epistula e javës / M. Heidegger - Gazeta Express
string(28) "epistula-e-javes-m-heidegger"

Epistula e javës / M. Heidegger

Arte

Gazeta Express

24/06/2022 17:20

Në vjeshtën e vitit 1924, studentja tetëmbëdhjetë vjeçare Hannah Arendt arrin në Marburg, që t’i ndjek leksionet e filozofit të ri, Martin Heidegger. Arendt i bie menjëherë në sy profesorit, i cili do t’ia dërgojë letrën e parë më 10 shkurt 1925.

Hannah Arendt-it

Lexo Edhe:

Marburg, 5 nëntor 1925

E dashura ime Hannah!

Sot të përshëndeta gjatë leksionit dhe tashmë e iu gëzova mendimit për ty. Kursi është ende bukur i mundimshëm për mua, por shpresoj të lirohem soje dhe të mos më zërë rrufa si gruan time. Është degjeneruar në pneumoni – ditët dhe netët kanë qenë për mua goxha të rënda. E gjitha prehja jonë ishe zhbërë si me magji.

Edhe fëmijët ishin të sëmurë, për çka kohëve të fundit s’kanë qenë hiç të bukur.

Gruas sime do t’i duhet një kohë bukur e gjatë që ta marrë veten dhe për momentin ende s’e di si do t’ia bëjmë me punët e shtëpisë. Me gjasë do të na duhet të kërkojmë ndihmë.

Po t’i them këto gjëra – edhe pse e di se nuk je duke pritur asnjë “justifikim” për heshtjen time. Jam i lumtur që ti je kthyer dhe shpresoj të shihemi së shpejti.

Ditët me Jaspers-in kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe jemi afruar me njëri-tjetrin. Edhe pse hahemi me fjalë tashmë për gjithçka, sidoqoftë është një përballje e vështirë për një miqësi.

Sot jam shumë i lodhur dhe nervoz që të mund të shkoj në seminarin e Bultmann-it.

Bultmann-i më ka treguar shkurt për shkëmbimin komik të personit objekt i të cilit ke qenë – po s’e pata të qartë për kë të kishte marrë. Duhet të ketë qenë njëmend shumë qesharake kur të ka dalë para duke të të thënë “A dëshironi të vini t’i merrni paratë tuaja?”.

Këtyre ditëve Bultmann-i ishte shumë mallëngjyes.

Sado që rrethanat kanë qenë rënduese, sidoqoftë jam i kënaqur me fillimin e semestrit dhe punës që më pret.

Dhe afërsia jote është dritë diellore.

Gjithë të mirat

Yti, Martini

/Marrë nga: H, Arendt, M. Heidegger: Lettere 1925-1975, Edizioni di Comunità, 2001

/Përkthimi: Gazeta Express