Epistula e javës / Cvetaeva për A.A. Teskova-n - Gazeta Express
string(43) "epistula-e-javes-cvetaeva-per-a-a-teskova-n"

Arte

Gazeta Express

26/05/2023 16:05

Epistula e javës / Cvetaeva për A.A. Teskova-n

Arte

Gazeta Express

26/05/2023 16:05

Marina Cvetaeva (1892-1941), poete dhe prozatore ruse. Cvetaeva u trenferua në Paris në nëtor të vitit 1925. Më 1939 u rikthye në Moskë me shpresën që të ribashkohej me burrin, i cili veç ishte arrestuar dhe pushkatuar nga NKVD-ja. Në gjendje varfërie të skajshme dhe e izoluar nga komuniteti letrar, Cvetaeva u var në portën e izbës që e kishte marrë me qira, në fshtin Elabuga, në brigjet e lumit Kama

Letra nga Franca / Dhjetor 1925 – qershor 1939

Lexo Edhe:

Për Anna Antonovna Tesková-n1

Paris2, 27 dhjetor 1925

E dashur Anna Antonovna,

S.Ja3. më shkruan se ende nuk keni marrë lajme nga ne. Alja dhe unë ju kemi shkruar sapo kemi mbërritur këtu, do të thotë të nesërmen, duke jua përshkruar në të gjitha hollësitë udhëtimin, panoarmën, ndjenjat, shokët e udhëtimit, muhabetet. E fundit Bohemia – një Gjermani fluturimthi – Franca e para. E gjitha.

Mandej kemi pritur përgjigjen Tuaj, mandej – jemi vendosur, mandej – duke punuar pa asnjë çast pushimi, i kam përfunduar për datën e përcaktuar dy kapitujt e Volja Rossii4. Nuk ju shkrova për herë të dytë jo pse nuk kisha dëshirë, po ngase isha plotësisht e zënë: jam në Pris që një muaj e një javë dhe ende s’e kam parë Notre-Dame!

Deri më 4 dhjetir (sot është 7) e kam shkruar dhe rikopijuar poemën. Pjesa tjetër – si në Všenory: përgatitja e kashës për Murkën, veshja dhe zhveshja, dalja shëtitje, pastrimi në banjë; merakosje të pafrytshme për organizimin e mbrëmjes (marrja me qira e një salle kushton 600 franka, më shumë se një e treta e përfitimit, ka edhe salla falas, private, por askush nuk i jep. Tashmë kam pasur tri refuzime5). Ditët ikin.

Lagjja ku jetojmë është e tmerrshme – duket si të kishte dalë nga fejtoni Fundërrinat e Londrës. Një kanal uji të qelbur, qielli i padukshëm për shkak të oxhaqeve, veç blozë dhe potere (kamionët). E pamundshme të shëtisësh – as edhe nëpër shkurrëze. Është një park, por duhet të ecësh 40 minuta këmbë që ta arrsh, por me gjithë atë të ftohtë s’ia del dot. Kështu që shëtisim përgjatë kalbëzimit të kanalit.

Ngrohja është me gaz (stufë), do të thotë 200 franka në muaj.

Pak gjë për t’u kënaqur, siç po e shihni […].

Kushedi, mbase do të ishte e mundshme të kem nga zonja Jurčinová6 një veshje të errët, një çfarëdo, për mbrëmjen time. S’po shkoj askund, sepse s’kam asgjë për të veshur, as para për të blerë ndonjë gjë. Ajo, që është grua e pasur, mbase ka ndonjë rrobë që s’e bart më. Do ta rregulloja për vete këtu. Po e patë të nevojshme, pyeteni. Po më ftojnë në vende të ndryshme, por nuk mund të dalë ngase nuk kam as tesha as çorape të mpndafshta, as këpucë verniku (“uniforma” lokale). Kështu që po rri në shtëpi, e akuzuar për “mendjemadhësi” nga të gjtiha anët. S.Ja-së mos i thoni asgjë – atij i shkruaj se nuk po më mungon asgjë. E po arritët ta merrni veshmbathjen, jepjani atij: «E dërgon zonja Filane Fisteku» […].

Shënime:

1)Botuesja dhe përkthyesja Anna (për miqtë rusë – Antonovna) Tesková (1872-1954), presidente e Česko-Ruská Ednota, Unioni Boemo-Rus themeluar në Prag, më 1919.

2)Marina Cvetaeva arriti në Parisë më 1 nëntor 1925 me fëmijët Ariadna (Alja), trembëdhjetë vjeçe, dhe të voglin Georgij (Mur, Murka, Mursik), nëntë muajsh.

3)Sergej Jakovlevič Efron (1893-1941), burri i Marina Cvetaeva-s, në letrat e së cilës figuron si S., S.Ja. Serëža.

4) Më 1925-26 «Volja Rossii» («Liria e Rusisë», revista që nga fillimi i viteve Njëzet botohej në Pragë nën kujdesin e Lebedev, M.L. Slonim, E.A. Stalinskij, V.V. Suchomlin, dhe ku Cvetaeva botonte rregullisht) e botoi me vazhdime poemën “Krysolov”, një «satirë lirike» e frymëzuar nga legjenda e fyelltarit magjik të Hamelnit.

5) Më 15 nëntor Marina i kishte shkruar princit Dmitrij Alekseevič Sachovskoj (1902-1989; letrar, poet diletant): «A mos njihni rastësisht në Pris ndonjë pasanik që të mund të ma japë gratis një sallë? E ka një Jusupov dhe e ka Maljavin-i (atelier). Cetlin-ët (pra Marija Samojlovna) ma kanë refuzuar […] Mbrëmja për mua nuk është çështje lavdie, por buke».

6) Eva Jurčinová, pseudonim i shkrimtares boheme Anna Veberová (1890-1969).

/Marrë nga: Marina Cvetaeva, “Deserti luoghi.” Adelphi, 2020

/Përkthimi: Gazeta Express