Episodi i fundit i sezonit të parë të serialit “Rrushe” është këtu - Gazeta Express
string(64) "episodi-i-fundit-i-sezonit-te-pare-te-serialit-rrushe-eshte-ketu"

Episodi i fundit i sezonit të parë të serialit “Rrushe” është këtu

Rozë

Gazeta Express

19/09/2021 20:54

Seriali “Rrushe” përmbylli sezonin me një episod të bukur, të mbushur me kthesa të papritura. Episodi i 20-të na paraqet personazhet kryesore dhe pasojat e të gjitha ndodhive deri tani.

Në gjirafaVideo u publikua episodi i njëzetë i “Rrushe”. Ky episod vjen menjëherë pas tronditës që ndodhi në episodin e kaluar, ku Faruk Pirulli u dorëzua nga jeta dhe fshehtësitë. Por, edhe pse gjyshi i Vesës nuk është më, fletorja e Lëvizjes Qëndresa është ende e gjallë. Fati i saj dhe i personazheve tjera të serialit do të kuptohet në këtë sezon, i cili pa dyshim se ka lënë publikun të mahnitur me mënyrën e trajtimit të ngjarjeve, me aktrimin dhe regjinë e bukur, si dhe përshkrimin e të tashmes dhe të kaluarës.

Lexo Edhe:

“Rrushe” është seriali i parë vendor që theu barrierën e prodhimeve dramë-krim të nivelit botëror, duke u pritur mjaft bukur nga publiku.

Tregimi i Lëvizjes Qëndresa, ballafaqimi i heronjve të së kaluarës me armikun dhe lufta për mirëqenien e popullit, e tashmja e errët si pasojë e të kaluarës, korrupsioni me toka dhe hakmarrja për ata që pësuan nga e keqja, janë vetëm disa nga temat që e bëjnë serialin “Rrushe” ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Të gjitha episodet e serialit tani i gjeni në gjirafaVideo, pa pagesë dhe me kualitet të lartë 4K.

Më poshtë mund të ndiqni episodin final të sezonit të parë të “Rrushe”.