Epidemia e koronavirusit ka arritur në një pikë kritike, thotë OBSH'ja - Gazeta Express
string(71) "epidemia-e-koronavirusit-ka-arritur-ne-nje-pike-kritike-thote-obshja-ge"

Epidemia e koronavirusit ka arritur në një pikë kritike, thotë OBSH’ja

Gazeta Express

27/02/2020 20:18

Transmetimi i koronavirusit në vende si Irani, Italia dhe Koreja e Jugut e ka sjellë botën në një udhëkryq, ku përhapja e virusit, ose mund të frenohet, ose mund të dalë totalisht jashtë kontrollit, deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ndodhemi në një pikë kritike”, theksoi ai, duke shtuar se ky virus ka mundësi për t’u kthyer në një pandemi.

Lexo Edhe:

Edhe pse numri i rasteve të reja në dy ditët e kaluara rezultoi më i lartë jashtë Kinës sesa brenda saj, Tedros u shpreh se nuk është koha për panik.

“Tani është koha, për të ndërmarrë veprime, për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetë”, deklaroi ai, duke u bërë thirrje të gjitha qeverive të përgatiten jo vetëm për rastet e para të Covid-19, por edhe në rast përhapje epidemie.