Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas përfundimit të tubimit qendror të partisë në Prishtinë, duke falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen dhe duke përcjellë mesazhin e tij politik për ndryshim.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka publikuar një numër të madh fotografish nga atmosfera e krijuar në tubim.
“Një shtet, një zë, një qëllim 💙 Stop krizës, ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj.
Tubimi qendror i PDK-së në kryeqytet mblodhi mijëra qytetarë dhe mbështetës të kësaj partie nga vise të ndryshme të Kosovës, vetëm një ditë para zgjedhjeve.
Gjatë gjithë fushatës, Hoxhaj ka garuar me numrin 10 në listën e PDK-së me numrin 125, duke e përqendruar mesazhin e tij te nevoja për ndryshim politik dhe rikthimin e Kosovës në rrugën e zhvillimit dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.
Fotografitë e publikuara nga Hoxhaj pasqyrojnë atmosferën e tubimit përmbyllës në Prishtinë, të cilin ai e cilësoi si dëshmi të unitetit dhe mbështetjes për vizionin e PDK-së për Kosovën.