Enver Hoxhaj publikon një video emocionunese: Një rrugëtim që në themel ka dashurinë për Kosovën - Gazeta Express
string(95) "enver-hoxhaj-publikon-nje-video-emocionunese-nje-rrugetim-qe-ne-themel-ka-dashurine-per-kosoven"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 11:43

Enver Hoxhaj publikon një video emocionunese: Një rrugëtim që në themel ka dashurinë për Kosovën

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 11:43

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video emocionuese, përmes së cilës ka treguar mbështetjen që ka marrë këto ditë të fushatës nga të gjithë simpatizantët e PDK-së.

Në mes të brohoritjeve “UCK” dhe fjalës “Fitore” Hoxhaj ka treguar për tubimet që i ka mbajtur në komunat e Kosovës dhe fshatrat e tyre, përmes kësaj videoje emocionuese.

“PDK-ja e fortë e bënë Kosovën më të fortë. Dilni dhe votoni më 14 shkurt, votojeni Partinë Demokratike të Kosovës. Këtu e keni UCK-në, këtu e keni për atë që ka luftuar Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.”, ka thënë Hoxhaj në njërin nga tubimet, i cili shihet edhe në këtë video.

Dimë që edhe gjatë fushatës zgjedhore, publikime të shpeshta kanë dalë në media, ku u pa përkrahja që iu dha Enver Hoxhajt në secilin tubim që ka mbajtur. Pos thirrjeve në përkrahje të UCK-së, nuk munguan as flamujt e UCK-së dhe PDK-së.

“Ju ftoj që ta mbani në mend një numër në këto zgjedhje, 134, i cili është shumë i rëndësishëm se ku do të jetë Kosova jo vetëm me 14 shkurt dhe 15 shkurt, por ku do të jetë Kosova edhe 2030.”, thotë Hoxhaj.