Enver Hoxhaj: PDK-ja qëndron në opozitë - Gazeta Express
string(35) "enver-hoxhaj-pdk-qendron-ne-opozite"

Enver Hoxhaj: PDK-ja qëndron në opozitë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 9:48

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se subjekti që ai udhëheq do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, raporton Gazeta Express.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar mbrëmë tri degët e PDK-së, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime.

Lexo Edhe:

Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj i ka njoftuar anëtarët e këtyre degëve me zhvillimet e fundit në lidhje me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe propozimet e PDK-së, të cilat do të jenë pjesë e pakos dhe votimit që pritet të bëhet të sot.

 “Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, e sidomos tani në kohë pandemie”, ka thënë ai ./Express/