Enver Hoxhaj dhe Bujar Osmani tregojnë se kur do të hapet vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç


Gazeta Express
10 Qershor 2019 12:37

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, sot kanë vizituar vendin ku po kryhen aktivitete ndërtimore në vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq.

Osmani dhe Hoxhaj kanë kontrolluar prej së afërmi do të njihen me përparimin e projektit.

Gurthemeli me të cilin filloi ndërtimi i vendkalimit kufitar ishte vendosur më 11 qershor të vitit të kaluar. Në ceremoninë atëherë, përveç dy kryeministrave, morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së në vend dhe në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalia Apostollova.

Vnedkalimi kufitar Bellanoc – Stançiq po ndërtohet me financa nga programi IPA i BE-së, ndërkaq pritet ta lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve, të kontribuojë për garanca më të sigurta dhe për zhvillimin social dhe ekonomik  të rajonit kufitar, përfshirë edhe interaksionin e shtuar mes njerëzve. .

Pas vizitës së sotme nga zyrtarët e dy zv/kryeministrat si datë përurimi u paralajmërua 31 Gushti.

Te fundit


Kthehu lart