Enver Hasani godet rëndë marrëveshjen: Kjo e afron Kosovën me rendin juridik serb - Gazeta Express
string(80) "enver-hasani-godet-rende-marreveshjen-kjo-e-afron-kosoven-me-rendin-juridik-serb"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2023 0:03

Enver Hasani godet rëndë marrëveshjen: Kjo e afron Kosovën me rendin juridik serb

Lajme

Gazeta Express

21/03/2023 0:03

Profesori universitar, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër marrëveshjen e Ohrit të arritur më 18 mars në mes të Kosovës dhe Serbisë lidhur me zbatimin e Planit Evropian.

Hasani ka thënë se një marrëveshje e tillë e afron Kosovën me rendin juridik serb dhe me Kushtetutën e Serbisë e cila e konsideron atë ende si pjesë të shtetit serb.

Lexo Edhe:

“Unë jam i bindur se statuti që ka qarkulluar i FES, është ai. Andej po shkohet. Ajo pse pala nuk është nënshkruar është se me Kushtetutën e Serbisë, ti figuron si autonomi. Në të ardhmen nëse vjen puna deri tek gjyqi, mu bo pytja sepse andej po shkon sepse më 2010 ka bërë gabim, ajo thotë se kam diskutuar me një etnitet timin, i cili de-fakto është pjesë e imja”, tha ai.

Hasani thotë se me këtë marrëveshje, Kosova po shndërrohet në një “shtet regjional” që shumë shpejt mund t’i ngjajë një federate.

“Pytjen e parë që duhet ta bëjë gjithkush, është se me këtë marrëveshje, a po i afrohem ne Serbisë apo po i ikim. Unë besoj se po i afrohem. Pasi është afruar më shumë se herët tjera. Kjo është kështu. Shteti regjional, ti po bëhesh, kushtetuta materiale e Kosovës që po krijohet po krijon një shtet regjional jo unitar. Shteti regjional është hap drejt federatës. Cilat janë garancionet e Kosovës. Serbët nuk e kanë autonominë”, tha ai në KTV.