Enis Saraçi/ Kino Armata - Gazeta Express
string(23) "enis-saraci-kino-armata"

Arte

Gazeta Express

04/10/2022 15:17

Enis Saraçi/ Kino Armata

Arte

Gazeta Express

04/10/2022 15:17

Enis Saraçi, montazher filmi, do të ligjëroj në ‘Neo School’, shkollën joformale për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë të organizuar nga Kino ARMATA mes 17 tetor – 25 nëntor 2022, mbi teknikat e ndryshme të montazhit në filma dokumentarë.

Enis Saraçi është montazher i filmit nga viti 2011. Aktualisht ai ndjek studimet master për montazhë filmi në Akademinë e njohur ‘FAMU’ në Pragë të Çekisë.

Lexo Edhe:

Enisi është montazher i fimave fituesë të çmimeve ndërkombëtare si ‘Në mes’ dhe ‘Pa vend’ me regji të Samir Karahodës, që patën premierat botërore në Berlinale dhe Cannes, dhe ‘Zgjoi’ me regji të Blerta Bashollit, fitues i trefishtë në festivalin prestigjioz ‘Sundance Festival’.

Sapo ka finalizuar montazhën e dokumentarit “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” me regji të Ilir Hasanajt, që gjurmon prapaskenat e jetës së disa të rinjve nga Prishtina.

Projekti i ardhshëm i Saraçit është bashkëpunimi me regjisoren Sumira Ray, një dokumentar që shtjellon historinë e një çifti të moshuar nga India që i shkruan letër presidentit për t’ua lejuar vetëvrasjen.

/Gazeta Express