Djokovic largohet përfundimisht nga Australia - Gazeta Express
string(45) "djokovic-largohet-perfundimisht-nga-australia"

Djokovic largohet përfundimisht nga Australia

Sporte tjera

Gazeta Express

16/01/2022 13:11

Novak Djokovic është larguar përfundimisht nga Australia, pasi gjykata vendosi kundër tij sot.

Djokovicit i është refuzuar viza dhe kësisoj nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin në “Australian Open”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, tani raportohet se Djokovic ka lënë përfundimisht tokën australiane dhe është nisur në drejtim të Dubait.

Tenisti serb u pa duke hipur në një fluturim nga Melburni në Dubai disa orë pasi gjykata refuzoi sfidën e tij ndaj vendimit të ministrit australian të imigracionit, Alex Hawke, për anulimin e vizës.

Rreth orës 12:30 me kohën tonë lokale, ai ka fluturuar nga Australia.

Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Djokovicit të përfshihet italiani Salvatore Caruso, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.
/Gazeta Express/