Endrit Shala: Malisheva dhe qytetarët e saj po trajtohen në mënyrë raciste nga Qeveria - Gazeta Express
string(85) "endrit-shala-malisheva-dhe-qytetaret-e-saj-po-trajtohen-ne-menyre-raciste-nga-qeveria"

Endrit Shala: Malisheva dhe qytetarët e saj po trajtohen në mënyrë raciste nga Qeveria

Gazeta Express

07/04/2020 11:47

Deputeti i Nismës, Endrit Shala ka deklaruar se qeveria e Kosovës po e trajton Malishevën dhe qytetarët e saj në mënyrë raciste, raporton Gazeta Express.

Shala ka shkruar në Facebook se qysh pas vizitës në këtë komunë e kanë dhënë alarmin për tretmani që po i bëhet qytetarëve nga qeveria në detyrë.

Lexo Edhe:

“Është e habitshme se si kryeministri i shkarkuar gjen kohë t’i vizitoj komunat tjera të cilat janë shumë më pak të prekura nga COVID-19, viziton besa edhe Radio Televizionin Publik (RTK) e kjo vizitë me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj këtij mediumi publik, gjë të cilën tash të gjithë po e dinë, dhe ndër të tjera vazhdon ta injoron në tërësi këtë komunë. Por, këta të shkarkuarit e dinë mirë që malishevasit kurrë nuk do të bëhen militantë të mashtruesve, prandaj këta po “hakmerren” ndaj tyre. Më lejoni të ju kujtoj, që i vetmi veprim i kësaj qeverie në raport me komunën e Malishevës ka qenë getoizimi i saj, pra izolimi i saj nga pjesa tjetër e vendit, duke e lënë të vetme komunën të përballët me këtë pandemi”, ka shkruar ai.