Endrit Shala i bindur në fitoren e Nismës


Gazeta Express
23 Shtator 2019 0:28

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Endrit Shala, me bindje u shpreh se Prishtina do t’ua sigurojë fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shala thotë se platforma dhe programi i tyre janë domosdoshmëri për vendin.

“Dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.”

Ai u zotua se do të vazhdojë të jetë zëri i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve.

Postimi i plotë:

Pikërisht në vendin ku pesë vite më parë e themeluam Nismën Socialdemokrate, sonte u bindëm se ky vend do na e sigurojë fitoren.Në Prishtinë ashtu si në të gjitha takimet që kishim në qytetet e Kosovës, përkrahja entuziazmi dhe rinia, na dëshmuan se Kosovës i duhet Nisma Socialdemokrate.

Platforma dhe programi ynë janë domosdoshmëri për vendin, dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.Unë zotohem se do të vazhdojë të jem zë i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve.

Te fundit


Kthehu lart