Endokrinologu i QKUK-së - pacientëve me diabet: Nëse keni simptoma të COVID-19 thirreni mjekun tuaj - Gazeta Express
string(96) "endokrinologu-i-qkukse-pacienteve-me-diabet-nese-keni-simptoma-te-covid-19-thirreni-mjekun-tuaja"

Endokrinologu i QKUK-së – pacientëve me diabet: Nëse keni simptoma të COVID-19 thirreni mjekun tuaj

Gazeta Express

08/04/2020 14:55

Endokrinologu i QKUK-së, Elton Bahtiri, ka dhënë detaje për numrin e pacientëve kosovarë që po infektohen nga COVID-19 e që po kanë edhe sëmundje të tjera si ajo e diabetit. Bahtiri, në një lidhje për Express ka deklaruar se personat me diabet janë të rrezikuar nga prekja me Covid-19.

Bahtiri ka dhënë, po ashtu, edhe këshilla se cilat ushqime t’i përdorin pacientët me diabet që janë të izoluar këto ditë në shtëpitë e tyre.

Lexo Edhe:

“Pacientët të cilët janë këto ditë në shtëpi, duhet që sëmundjen e sheqerit ta mbajnë nën kontroll. Ta masin më shpesh sheqerin tre ose katër herë në ditë. Të konsumojnë sa më pak ushqime kalorike. Në këto rrethana që jemi, sheqeri në gjak duhet të jetë në vlerën e pranueshme. Vaktet e ushqimeve që janë me diabet, duhet të përmbajnë sa më shumë fruta. Mola të gjelbërta, perime, sallata të gjelbra. Të shangun ushqimet e zgarës. Të shtohet peshku. Të shmangen ushqimet që përmbajnë sheqer dhe buka që e hajnë të jetë e zezë apo integrale”, rekomandon doktori.

Ai ka apeluar te të gjithë pacientët që janë të izoluar në shtëpitë e tyre e që kanë diabet, në rast të vërejtjes së ndonjë simptome, ta thërrasin mjekun e tyre apo edhe në numrin e vënë në disposicion nga shteti.

“Nëse kanë mundësi që brenda banesave ose oborreve që janë të bëjnë ecje, apo ndonjë aktivitet. Pacientët le ta kenë numrin e kontaktit të mjekut të tyre, ta kontaktojnë atë në rast se kanë ndonjë problem me gjendjen e tyre shëndetësore”, thotë ai.

Ndiqeni videon të plotë dhe këshillat e mjekut: