“Ende nuk mund ta besoj” – Adriana Matoshi tregon pse hyri në politikë - Gazeta Express
string(66) "ende-nuk-mund-ta-besoj-adriana-matoshi-tregon-pse-hyri-ne-politike"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 9:01

“Ende nuk mund ta besoj” – Adriana Matoshi tregon pse hyri në politikë

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 9:01

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është kandidate për deputete në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Matoshi ka thënë që më herët nuk e kishte menduar që mund të ishte politikane e ardhshme.

Lexo Edhe:

“Në asnjë moment më përpara, nuk e kam menduar dhe as nuk e kam pasur synim që të jem politikane. As nuk e kam menduar dhe ende nuk mund ta besoj që jam këtu ku jam”, ka deklaruar ajo.

“Angazhimi im në këtë rrugëtim, që është shumë i vështirë dhe me plot sfida ka ardhë si rezultat i një zhgënjimi që e kam pasë shumë më përpara gjatë rrugëtimit tim si person, si qytetar i thjeshtë, si nënë dhe artiste. Kam hasur në shumë probleme dhe vështirësi”, ka thënë Matoshi në KlanKosova.

Matoshi ka theksuar që sipas saj, është një zë që ka njerëz rreth vetes të cilët i besojnë shumë.

“Partia ime [Vetëvendosje] ka njerëz që mund të japin shumë dhe të tillë që mund të më përkrahin në idetë që i kam për rininë, fëmijët dhe komunitetin tim artistik”, tha Matoshi.