“Ende nuk e po e kuptoj vendimin e Realit për ta shitur Cristiano Ronaldon” - Gazeta Express
string(73) "ende-nuk-e-po-e-kuptoj-vendimin-e-realit-per-ta-shitur-cristiano-ronaldon"

Gazeta Express

23/10/2020 15:32

“Ende nuk e po e kuptoj vendimin e Realit për ta shitur Cristiano Ronaldon”

Gazeta Express

23/10/2020 15:32

Ish-presidenti i Realit: Shitja e Ronaldos idiotësi, Zidane po bën çfarë mundet

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, rikthehet të flasë për shitjen e Cristino Ronaldos në vitin 2018 te Juventusi.

Lexo Edhe:

Si atëherë, edhe sot, këtë shitje ai e konsideron si një marrëveshje “idiote”.

Situata aktuale e klubit “merengues”, sipas 69-vjeçarit, është rrjedhojë e një vendimi të pakuptueshëm, që ishte kundër interesave të klubit.

Dëshmia më e qartë për këtë janë golat dhe forma që po shfaq CR7 me fanellën bardhezi.

“Meqenëse Cristiano shitja e Ronaldos ishte budallallëk, ishte e qartë se ekipit i nevojiteshin përforcime në atë pozicion dhe në të tjerët, por realiteti i trishtuar është se llogaritë e klubit janë bërë gabim. Janë plot fatura dhe detyrime për t’u paguar, me shifra marramendëse për lojtarët që janë blerë”, u shpreh Calderon.

“Ajo që ndodhi kundër Shakhtarit dhe Cadizit la shije shumë të keqe, por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo skuadër ka kaluar momente të vështira më parë dhe arriti të kalonte përmes tyre, edhe pse, pa dyshim, ndjesitë nuk janë të mira. Zidane po bën çfarë mundet me burimet në dispozicion të tij. Shkak për situatën është një akumulim rrethanash, një zinxhir ngjarjesh. Prandaj, ishte çmenduri të shisje Cristianon, kur nuk ke askënd për të shënuar gola”.

“Kam një dashuri të madhe për Raulin, e admiroja jashtëzakonisht si lojtar, trajner dhe person. Sidoqoftë, afrimi i tij në këtë rol do të thoshte shkarkim i një trajneri që mund të bëjë gabime, dhe me siguri ka bërë gabime, por që gjithashtu fitoi tre Champions radhazi”.

Raportohet se Zinedine Zidane mund të shkarkohet nëse nuk fiton në Camp Nou të shtunën kundër Barcelonës.

Atij do t’i duhen ndeshje dhe rezultate pozitive në takimet e radhës, në të kundërtën, gjithçka mund të ndryshojë. /Gazeta Express/