Enca shpjegon një herë e mirë pse ekspozon gjithmonë gjoksin


Gazeta Express
22 Korrik 2019 16:53

Enca, që në fillimet e karrierës së saj ka dashur të ngjallë jo pak provokime me mënyrën se si vendos të vishet, sidomos në klipet e këngëve të saj ku ka qejf të shpalosë ekstravagancën në përputhshmëri me tekstet e këngëve dhe fabulën e tyre.

Kënga e saj e fundit “Jealous” është xhiruar në plazh, ku Enca së bashku me një grup vajzash shfaqen me bikini. Kjo ka bërë që komentet kanë qenë të shumta, sidomos për dekoltenë e këngëtares.

Pa dashur t’i injorojë këto komente, Enca ka vendosur të kthejë përgjigje në Instagram

“O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

“Në emër të gjithë vajzave me gjoks të madh, lëreni gjoksin tonë të qetë! (Vazhdoj t’i adhuroj gjithsesi)- shkruan Enca krahas fotos.

Te fundit


Kthehu lart