Ancelotti: Trajnerët italianë janë më të mirët në botë - Gazeta Express
string(53) "ancelotti-trajneret-italiane-jane-me-te-miret-ne-bote"

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 23:51

Ancelotti: Trajnerët italianë janë më të mirët në botë

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 23:51

Carlo Ancelotti beson se trajnerët italianë janë më të mirët në botën e futbollit.

Trajneri i Real Madridit mirëpriti së fundi një grup studentësh duke përfshirë dy ish-lojtarët e njohur, Alessandro Del Pieron dhe Ignazio Abate, transmeton Gazeta Express.

Në mënyrë që të jenë të aftë për të drejtuar një skuadër në Serie A, italianët duhet të kalojnë kursin e përcaktuar nga FIGC dhe të marrin një diplomë Master.

Ky është një proces intensiv me leksione dhe një tezë përfundimtare, por përfshin edhe vizita në klube për të studiuar metodologjinë e tyre.

Ky grup tani po kalon dy ditë te Real Madridi, ku po merr edhe udhëzime nga Ancelotti.

“Gjithmonë e mbaj mend shkollën e trajnerëve, sepse aty fillon të mësosh se çfarë do të thotë të jesh trajner. Kujtoj shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve që kishim mes shokëve të klasës”, tha fillimisht trajneri i “Los Blancos”.

“Më duhet të ritheksoj: trajnerët italianë janë më të mirët në botë”, deklaroi ai.

Ancelotti është padyshim një shembull i shkëlqyer suksesi, pasi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe është i vetmi trajner në histori që ka fituar të pesë tituj kampioni në ligat kryesore evropiane.

Mes studentëve që dëgjonin Ancelottin ishin legjenda e Juventusit, Del Piero, trajneri aktual i të rinjve të Milanit, Ignazio Abate, ndihmësi i ri i Udineses, Giampiero Pinzi dhe ish-mesfushori, Cristian Ledesma. /Gazeta Express/