EMRI/ Zbulohet kush është viktima nga Vlora që u qëllua në autostradë - Gazeta Express
string(68) "emri-zbulohet-kush-eshte-viktima-nga-vlora-qe-u-qellua-ne-autostrade"

EMRI/ Zbulohet kush është viktima nga Vlora që u qëllua në autostradë

Shqiperi

Gazeta Express

04/04/2022 0:10

Një atentat është bërë mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku viktimë ka mbetur Iljaz Çali nga Vlora.

Gazetarja e Abc Xhenslia Kodra bën me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS, i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira.

Lexo Edhe:

Policia ka ngritur postoblloqe në disa si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.