Emri/Vrau dy persona në Shkodër, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim - Gazeta Express
string(74) "emri-vrau-dy-persona-ne-shkoder-arrestohet-27-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim"

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 16:35

Emri/Vrau dy persona në Shkodër, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 16:35

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës ditën e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Pepaj , i shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë me armëzjarri dy vite më parë.

Lexo Edhe:

Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Peplajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kujtojmë se Daniel Pepajt vrau dy kushërinjtë e tij, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, për shkak të konfliktit për parcelat e mbjella me kanabis sativa.

Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi u ka dhënë ditën e ngjarjes 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt pasi këta të fundit e kishin rrahur.

Por sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me armë ndaj dy kushërinjve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. I pari mori një plumb në kokë ndërsa tjetri u qëllua nga prapa. Të dy gjetën vdekjen në vend.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim…