EMRI/ Tërhiqet nga gara për 14 majin kandidati i Alibeajt për Këshillin Bashkiak Durrës - Gazeta Express
string(86) "emri-terhiqet-nga-gara-per-14-majin-kandidati-i-alibeajt-per-keshillin-bashkiak-durres"

EMRI/ Tërhiqet nga gara për 14 majin kandidati i Alibeajt për Këshillin Bashkiak Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 23:06

Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt për Këshillin Bashkiak në Durrës, Skënder Kapiti është tërhequr nga gara.

Bëhet me dije se Kapiti i është bashkuar fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj.

Lexo Edhe:

Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare, pasi ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.

Alibeaj dorëzoi në KQZ më 28 mars listën me kandidatë për këshilltarë në disa bashki të vendit. Lista e Durrësit udhëhiqet nga Jonuz Myshketa, Edlira Devolli dhe Sami Osmani./Gazeta Express