Emri/ Kush është djali i ish-drejtorit të policisë që përplasi vajzën me "Benz" - Gazeta Express
string(76) "emri-kush-eshte-djali-i-ish-drejtorit-te-policise-qe-perplasi-vajzen-me-benz"

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2021 21:05

Emri/ Kush është djali i ish-drejtorit të policisë që përplasi vajzën me “Benz”

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2021 21:05

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë tip Benz përplasi një këmbësore 30-vjeçare.

ABC mëson se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Lexo Edhe:

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore, më pas me gruan rreth të 30-ve, dhe më pas me një pemë që ishte buzë rrugës. Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se gruaja e aksidentuar, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme, ndërsa ka të këputur edhe njërën këmbë. Ajo për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën. E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar.