Emre Can: S’jam i lumtur në Juventus


Gazeta Express
10 Tetor 2019 10:59

Emre Can e ka konfirmuar se ai nuk është i lumtur për momentin në Juventus, mirëpo beson se do të ketë mundësi të luajë sërish kur të kthehet nga detyra me ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Emre Can u la jashtë skuadrës së Juventusit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve dhe ai ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje për bardhezinjtë këtë sezon, duke luajtur vetëm 78 minuta pas inkuadrimit nga stoli, transmeton Gazeta Express.

“Nuk jam i lumtur në Juventus për momentin”, tha mesfushori, pas barazimit 2:2 të Gjermanisë kundër Argjentinës mbrëmë.

“Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kisha luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshjen e rëndësishme për Juventusin, në të cilat luajta shumë mirë”.

“Nuk e kam pasur ende një mundësi ta dëshmojë vetën këtë sezon. Por mendoj se, kur të kthehem në klub nga Kombëtarja, do ta kem mundësinë që të luaj sërish”.

“Natyrisht që unë i jam shumë mirënjohës Joachim Loëit sepse nuk kisha luajtur shumë dhe ai prapëseprapë më ftoi. Kjo është arsyeja pse unë thjesht jam i lumtur që po luaj sërish”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart