EMRAT/ Ekzekutimi i 31 vjeçarit në Vlorë, identifikohen dy bashkëpuntorët e shpallur në kërkim - Gazeta Express
string(92) "emrat-ekzekutimi-i-31-vjecarit-ne-vlore-identifikohen-dy-bashkepuntoret-e-shpallur-ne-kerkim"

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 9:43

EMRAT/ Ekzekutimi i 31 vjeçarit në Vlorë, identifikohen dy bashkëpuntorët e shpallur në kërkim

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 9:43

Mesditën e së mërkurës një 31 vjeçar është ekzekutuar në Vlorë. Në kuadër të kësaj ngjarje është vënë në pranga një 44 vjeçar dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpuntorët e tij.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim për vrasjen e Tauland Gjikës, shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani.

Lexo Edhe:

Ndërkohë një ditë më parë vetëm pak pas ekzekutimit të të riut është bërë i mundur kapja e Andi Jonuzaj, i cili u ndalua nga forcat “Shqiponja” në një automjet tip “Ford” me të cilin dyshohet se është larguar autori.

Në lidhje me këtë ngjarje këtë mëngjes janë shoqërues edhe 12 persona të tjerë të cilët pas dhënies së dëshmisë janë lënë të lirë.

Tauland Gjikaj, u ekzekutua një ditë më parë në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një i ri i cili ka dalë nga një makinë duke qëlluar drejt tij. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë kujtojmë se viktima djali i një ish-polici nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Gjithashtu pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet se është prishja e pazareve të drogës mes grupeve.