Emocionuese, vajzat takojnë nënën biologjike për herë të parë pas 60 vjetësh


Gazeta Express
11 Korrik 2019 7:23

Ky është momenti kur dy gjysmë-motra takojnë nënën e tyre biologjike, për herë të parë pas 60 vjetësh, kur edhe ajo i kishte vendosur në adoptim për shkak se frikësohej nga paragjykimi se ishin me racë të përziera, pra fryt dashurie me një person me ngjyrë.

Kathleen Fraser Jackson, 62 vjeçare, nga Londra, ishte dërguar për adoptim kur ishte vetëm tre muajsh. Ajo kishte kaluar shumë vite dike tentuar ta gjej familjen që i dha asaj jetë, edhe pse i ka pesë fëmijë dhe 12 nipër e mbesa.

Pak e dinte ajo që nëna e saj, 82 vjeçare, kishte edhe një vajzë tjetër, Jean, tani 68 vjeçare, ndaj së cilës nëna hoqi dorë kur ishte gjashtë muajsh, raporton Daily Mail.

Jean, e kaloi një jetë të tërë duke menduar se çfarë i ndodhi nënës së saj biologjike, për shkak se ishte braktisur edhe nga nëna e saj adoptive.

Në një episod emocional të programit Long Lost Family, gjysmë motrat së pari u takuan me njëra-tjetrën, para se ta takonin nënën e saj.

E konfirmimin se janë motra, ia dha edhe doktori i gjenetikës, i cili ia analizoi ADN-në.

Momentet emocionale të takimit, mund t’i shihni në videon në vazhdim. 

Te fundit


Kthehu lart