Emocionohet Teuta Krasniqi, luan personazh që e krijoi babai i saj - Gazeta Express

Emocionohet Teuta Krasniqi, luan personazh që e krijoi babai i saj

Rozë

Gazeta Express

09/04/2019 20:34

Aktorja Teuta Krasniqi është aktivizuar përsëri, kësaj here me një rol të saj në Teatrin Kombëtarë të Kosovës

Teuta Krasniqi është shfaqur në shfaqjen “Bryma e vdekjes” që është një shfaqje e punuar me regji të regjisores, Burbuqe Berisha, shkruan GazetaExpress.  

E veçanta e kësaj shfaqje është se ajo është shkruar nga dramaturgu, Milazim Krasniqi që është babai i Teutës.

E pas shfaqjes duket se Teuta ka përjetuar emocione dhe ia ka dedikuar një status të gjatë të cilin e ka publikuar në Instagram.

Teuta luan njërin prej roleve kryesore në këtë shfaqje, atë të Havës. /GazetaExpress/