N`Kosovë Show, emisioni i drejtuar nga Shpëtim Desku edhe për vitin 2019, është shpallur emisioni më i shikuar në platformën YouTube.
Ashtu si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit emisioni N’Kosovë Show, ka lënë prapa emisionet tjera televizive të cilët transmetohen në televizionet shqiptare.
I drejtuar nga producenti njëkohësisht moderatori Shpëtim Desku, N’Kosovë Show, deri më tani ka arritur rreth 350 milionë shikime në YouTube, një shifër kjo e padëgjuar për tregun shqiptar.
Në këtë emision deri me tani janë trajtuar tema të ndryshme me të ftuar në studio, por edhe me kronika të përgatitura në terren.