Emisari i BE-së edhe sot në Kosovë, vazhdon takimet me liderët - Gazeta Express
string(61) "emisari-i-be-se-edhe-sot-ne-kosove-vazhdon-takimet-me-lideret"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 7:44

Emisari i BE-së edhe sot në Kosovë, vazhdon takimet me liderët

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 7:44

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak edhe sot do të qëndrojë në Kosovë. Në ditën e dytë të vizitës së tij, Lajçak ka paraparë disa takime me liderët në vend, raporton Gazeta Express.

Lajçak takimin e parë e ka pasur dje me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili edhe ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lexo Edhe:

Kurti, është deklaruar dje pas takimit që pati me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, tha Kurti.

I pari i VV’së ka lënë të nënkuptohet edhe se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai dje pas takimit.

Lajçak në anën tjetër ka publikuar fotografi nga takimi që mbajti me Albin Kurtin.

Ai ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa njoftoi që u diskutua për dialogun me Kosovën dhe Serbisë.

“Pata një takim konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thellësi për dialogun, si dhe hapat e ardhshëm drejt tij”, deklaroi ai.

Lajçak sot do të takohet me u.d e presidentit, Vjosa Osmanit. Nga kabineti i Osmanit kanë bërë të ditur se ky takim do të mbahet sot në ora 08:00.

Një orë e gjysmë më vonë, Lajçak takohet me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn në selinë e këtij subjekti.

Emisari i BE-së do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, derisa, pas vizitës në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd./GazetaExpress/