Emisari gjerman e dënon sulmin "kriminal dhe terrorist" ndaj Policisë së Kosovës: Qëndrojmë krah jush - Gazeta Express
string(98) "emisari-gjerman-e-denon-sulmin-kriminal-dhe-terrorist-ndaj-policise-se-kosoves-qendrojme-krah-jush"

Emisari gjerman e dënon sulmin “kriminal dhe terrorist” ndaj Policisë së Kosovës: Qëndrojmë krah jush

Lajme

Gazeta Express

25/09/2023 11:46

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me Kurtin ka folur për media.

Sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, Sarrazin e ka quajtur kriminal dhe terrorist.

Lexo Edhe:

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Polciisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin. /GazetaExpress/