Emiratet e Bashkuara mohojnë se Netanyahu mbajti takim sekret me presidentin e tyre - Gazeta Express
string(83) "emiratet-e-bashkuara-mohojne-se-netanyahu-mbajti-takim-sekret-me-presidentin-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 7:42

Emiratet e Bashkuara mohojnë se Netanyahu mbajti takim sekret me presidentin e tyre

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 7:42

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe mohoi të mërkurën një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai e kishte vizituar këtë shtet dhe kishte mbajtur një takim me presidentin.

Zyra e kryeministrit izraelit tha më herët se Netanyahu kishte udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara gjatë luftës me Iranin dhe ishte takuar me presidentin Mohammed bin Zayed.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara thuhet se marrëdhëniet e këtij vendi me Izraelin “janë publike” e “jo të mbështetura në rregullime jotransparente e jozyrtare”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement