Embolia Pulmonare - Gazeta Express
string(17) "embolia-pulmonare"

Embolia Pulmonare

Shneta

Gazeta Express

08/01/2022 12:17

Embolia pulmonare shkaktohet nga bllokimi i një ene gjaku që transporton gjakun nga zemra në mushkëri ose anasjelltas, për ta furnizuar me oksigjen. Pra, është një bllokim komplet ose i pjesshëm që ndodh në arterien pulmonare ose në një nga degëzimet e saj.

Përgjegjës për këtë bllokim është një material, i quajtur embol (zakonisht një koagulim gjaku), i cili transportohet nga gjaku në enët pulmonare.

Lexo Edhe:

Shkaku kryesor i embolisë është tromboza e venave të thella e anësive të poshtme kryesisht; kjo e fundit është një proces patologjik që çon në formimin e një mpiksje gjaku brenda një ene gjaku. Ky koagul (trombi) mund të shkëputet nga stacioni fillestar (që nga ky moment merr emrin e embola) dhe të transportohet nga gjaku në arterien pulmonare, duke shkaktuar bllokimin saj dhe më pas embolinë pulmonare.

Shkaktarë të tjerë mund të jenë: një flluskë ajri, një grumbullim i yndyrës, një grumbullim i lëngut anmiotik, një trup i huaj, grumbuj të pudrës talk (tipike te përdoruesit e drogës në rrugë intravenoze), parazitët dhe bakteret piogjenë.

Simptomat tipike:

• vështirësi në frymëmarrje

• dhembje në kraharor

• kollë

• cianozë

• aritmi kardiake

Embolia pulmonare mund të jetë edhe pa simptoma, por kjo nuk do të thotë që situata është më pak e rrezikshme. Përkundrazi, bllokimi mund të përkeqësohet në çdo moment.

Faktorët e rrezikut:

• Mosha e avancuar

• Historia familjare

• Obeziteti dhe mbipesha

• Shtatzënia

• Duhanpirja

• Marrja e kontraceptivëve ose e estrogjenit

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web