Emblema me gjakun e dëshmorit që familja e publikoi vetëm pas akuzave ndaj liderëve të UÇK’së - Gazeta Express
string(92) "emblema-me-gjakun-e-deshmorit-qe-familja-e-publikoi-vetem-pas-akuzave-ndaj-lidereve-te-uckse"

Emblema me gjakun e dëshmorit që familja e publikoi vetëm pas akuzave ndaj liderëve të UÇK’së

Gazeta Express

09/07/2020 20:34

Bashkëluftëtarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me propozim aktakuzat.

Gjurmët e gjakut në uniformën e tij të luftës nuk i janë tharë.

Lexo Edhe:

E freskët mbetet edhe dhimbja e të afërmve të dëshmorit Ferid Curri, i cili u vra në front të luftës, në moshën 24 vjeçare.

Këtë emblemë familjarët vendosën ta bëjnë publike 21 vite pas luftës për një arsye.

Sipas Adnan Sogojevës, i cili kishte parë Feridin në momentet e fundit të jetës, propozimet për aktakuzë po njollosin luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Bashkëluftëtari i Currit tregon që ish-luftëtari krahas plagëve të mëdha, kishte vetëm një brengë.

Të afërmit e Ferid Currit kanë ruajtur të gjitha gjësendet që ua kujtojnë djalin e tyre dëshmorë.

E gjithë këto kujtime thotë se po i emocionojnë bashkëluftëtarët.

Ferid Curri ishte pjesë e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”. I njëjti ishte vrarë në fshatin Grabovc në prill të vitit 1999.