Elvana tallet me Ermalin, moderatori: Nuk të fus në shtëpi edhe sikur goca ime t’jesh - Gazeta Express
string(82) "elvana-tallet-me-ermalin-moderatori-nuk-te-fus-ne-shtepi-edhe-sikur-goca-ime-tjesh"

Gazeta Express

03/07/2020 15:49

Elvana tallet me Ermalin, moderatori: Nuk të fus në shtëpi edhe sikur goca ime t’jesh

Gazeta Express

03/07/2020 15:49

Me ardhjen e verës Ermal Mamaqi sëbashku me familjen e tij po shijon pushimet këtë fillim korriku, ku këtë e ka treguar përmes disa fotove në rrjetet sociale.

Edhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska ka publikuar pamje nga momentet më të bukura nga riviera shqiptare, ku është parë që kanë udhëtuar me jaht.  Të gjithë e dinë raportin e ngushtë që ka Ermal Mamaqi me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, pasi  sëbashku përveç projekteve ku kanë punuar sëbashku kanë mbetur edhe miq shumë të mirë.

Lexo Edhe:

Kjo vihet re edhe nga postimet e Ermalit i cili ka treguar se shkëmben vazhdimisht mesazhe me Elvanën.

E mesa duket në një foto të fundit, ka plasur “sherri” pasi Elvana ka bërë një koment mjaft ngacmues që Ermalit nuk i ka pëlqyer. Nga fotot shihet që Ermali i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Joein, ndërsa Elvana ia kthen: Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Ëhatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fusjha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit. Ja pra miq…”.- ka shkruar Ermali në foton e  bisedës private që ka publikuar.