Elmi Recica mungon në Frontal, Adem Salihaj thotë se zyrtarët e PDK’së nuk janë të gatshëm për debat


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:28

Në emisionin Fronal Live i cili po mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj në ballafaqimin e kandidatëve të partive politike për deputet u fol për programin e kauzat që këta kandidat do të kenë mundësin të diskutojnë në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë emision i pranishëm nuk ishte përfaqësuesi I PDK-së Elmi Recica.

Adem Salihaj, kandidatë i LDK-së në mungesën e PDK-së ka thënë se punët e mbrapshta që kanë bërë PDK ndër vite nuk ua mundëson ballafaqimin në debat.

“Ata me vite kanë punu mbrapsht me hajni e punë të fëlliqura. Kjo edhe nuk ia mundëson që të përballen me neve këtu në debat”, tha Salihaj.

Po ashtu ai ka folur edhe për vrasjet e politike.  Edhe për këtë ka lënë fajtor PDK-në.

“Ka fakte të pamohushme të cilat e dëshmojnë që ata janë fajtor. Me partnerin tonë që e kishim dikur e kishim të pamundur të zbulonim vrasjet”, ka thënë ai.

“LDK nuk e shfrytëzon vetëm për fushatë zbardhjen e vrasjeve. LDK tashmë ka njerëz të ri, është një koncept I ri që do të ndryshoj gjendjen pas këtyre zgjedhjeve. Më nuk do të ketë shanse koalicioni me PDK-në. Ne kemi marrë vendim”, tha Salihaj.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart