Elliott e refuzoi Realin në vitin 2019, tha ‘jo’ për takimin me Ramosin për shkak Salahut - Gazeta Express
string(86) "elliott-e-refuzoi-realin-ne-vitin-2019-tha-jo-per-takimin-me-ramosin-per-shkak-salahut"

Elliott e refuzoi Realin në vitin 2019, tha ‘jo’ për takimin me Ramosin për shkak Salahut

Gazeta Express

31/05/2020 16:26

Para se të transferohet në Anfield, Harvey Elliott vizitoi Santiago Bernabeun, me kërkesë të Real Madridit, që u interesuan për talentin 17 vjeçar.

Gjatë vizitës në Santiago Bernabeu, Elliot u pyet nëse do të dëshironte të takonte kapitenin, Sergio Ramosin, përgjigjja ishte e papritur.

Lexo Edhe:

“Jo, është në rregull, faleminderit. Nuk më pëlqen pas asaj se çfarë i bëri Mohamed Salahut”, tha Elliot.

Ai u largua nga Bernabeu për t’u kthyer në Angli më pas dhe nënshkroi me Liverpoolin, sot kohë pas kohe ftohet nga Jurgen Klopp në ekipin e parë dhe edhe pse vetëm 17 vjeçar, ai mban medaljes e Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për Klube. /Gazeta Express/