Elisa Spiropali i përdor emrin për ‘kunjë’, Bes Kallaku i kthehet keq: Lule kaçurrele ti…


Gazeta Express
13 Qershor 2019 13:52

Pasi presidenti i vendit Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale shkroi: ‘E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë dhe jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin po edhe për të mos harruar gazin” .

Kjo deklaratë e saj dhe përfshirja e aktorit, Bes Kallaku, nuk u prit mirë nga fansat të cilët në komente i kujtonin Spiropalit se Besi nuk është më në ‘Portokalli’. Lidhur me këtë status të saj ka reaguar edhe vetë aktori.

Besi ka lënë një koment në postimin e Spiropalit duke I kujtuar asaj se nuk është i Portokallisë por Besi i Ijes.

“Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”,  ka shkruar Besi.

Te fundit


Kthehu lart