Elis Bakaj shënon sërish në Bjellorusi


Gazeta Express
15 Prill 2019 23:28

Elis Bakaj nuk ndalet. Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë sezon duket se ka ndër mend të lërë shenjë në Bjellorusi dhe te Shakhtyor Soligorsk. 

Pas golit të realizuar ndaj Nemanit, ai i shënoi sot edhe Slutsk në fitoren minimale të vendasve.

Ish-futbollisti i kombëtares realizoi në minutën e 42-të të pjesës së parë. 

Pasi tentoi goditjen me kokë në zonë, topi u përplas në shtyllë dhe iu kthye sërish mesfushorit, që më pas përdori këmbën për ta depozituar në rrjetë.

Për Soligorsk ishte fitorja e tretë në kampionat dhe nëntë pikë.

gol bakaj on Vidnews.

Te fundit


Kthehu lart