Arbana Osmani dhe Dea Mishell mbyllin komentet në Instagram - Gazeta Express
string(76) "eliminimi-i-efit-arbana-osmani-dhe-dea-mishell-mbyllin-komentet-ne-instagram"

Rozë

Gazeta Express

05/02/2023 9:55

Arbana Osmani dhe Dea Mishell mbyllin komentet në Instagram

Rozë

Gazeta Express

05/02/2023 9:55

Pas një episodi të pakëndshëm mbrëmë në Big Brother Vip Albania, kanë ardhur një valë e madhe reagimesh në rrjete sociale.

Demichelle-s iu tha rasti që të nominojë tre banorë për t’i çuar në votim direkt, që do të thoshte eliminim, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

Nga ky votim, u eliminua njëra prej banoreve më të pëlqyera të publikut, Efi. E kjo shkaktoi një nervozizëm të jashtëzakonshëm tek audienca.

Dhjetëra mijëra komente fyese u lanë në profilin e Deamichelle, derisa kjo e fundit u detyrua ta kufizojë se kush mund t’i komentojë nëpër postime.

Komentet i mbylli krejtësisht prezantuesja e programit, Arbana Osmani, e cila gjithashtu mori dhjetëra mijëra komente fyese, pasi që eliminimi dhe skema e mbrëmshme, për shumëkë është një lojë e produksionit. /Lajmi.net/