Elezi: Vazhdojnë investimet në nivel lokal - Gazeta Express
string(41) "elezi-vazhdojne-investimet-ne-nivel-lokal"

Elezi: Vazhdojnë investimet në nivel lokal

Gazeta Express

17/01/2020 12:33

Komunës së Sarajit i ndahen dhe 12,7 milion denarë për adaptim dhe zgjerim të ndërtesës së komunës, në suaza të projektit të MSIP të financuar nga Ministria e financave dhe Banka Botërore kurse para disa muajve është bërë furnizimi me maqinerinë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontenjerëve për mbledhje të mbeturinave në vlerë prej 7.3 milion denarë në gjithë teritorin e komunes e me këtë investimi në komunën e Sarajit tekalon 19.6 milion denarë, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

“Shfrytëzues të këtyre granteve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë komuna urbane. Me mjetet e Bankës Boterore dhe IPA grantin financohen projekte infrastrukturore që sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin social dhe territorial të vendit dhe ndikojnë në zvogëlimin e dallimeve rajonale përmes ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjediseve rurale. Që nga muaji korrik i vitit 2018, të gjitha 78 komunat nënshkruan marrëveshje për IPA grant me Ministrinë e Financave, me ç’rast disa komuna marrin pjesë me më shumë se një nën-projekt dhe kanë projekte në faza të ndryshme të zbatimit dhe e gjithë kjo konfirmon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur projektet e ndryshme të komunave në vend”, sqaron mes tjerave zëvendësministrja Elezi./GazetaExpress/

Lexo Edhe: